Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Enlirat Duraku përsëri në grevë urie, ndër të tjera, kërkohet rritja e pagesës së ndërrimit të natës

Infermieri Enlirat Duraku përsëri është futur në grevë urie me qëllim të realizimit të kërkesave që ai i ka adresuar në drejtim të Qeverisë.

Ai, përmes në njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se prej sot greva ka filluar dhe se nuk do të ndalet deri në realizmin e kërkesave të tij.

Kërkesat e Durakut janë: rritja e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, pagesa e punës gjatë vikendeve dhe pagesa e orëve shtesë sikurse mjekëve dhe pagesa e rrezikshmërisë në punë, duke e kërkuar kështu edhe përkrahjen e kolegëve të tjerë për realizimin e këtij qëllimi.

Duraku u fut në grevë 26 ditore edhe gjatë muajit nëntor për të njëjtat kërkesa, por që e ndërpreu, sic thotë ai, për shkak të mos përkrahjes nga kolegët e tjerë. Ai në këtë njoftim paralajmëron se, ose do të realizohen kërkesat e tij dhe kolegëve të tij, ose kjo grevë do të jetë fatale për të, pasi nuk do ta ndërpresë grevën.

Postimi i plotë:

DITA 1, GREVË URIE

Ministër Arben Vitia

Drejtor i SHSKUK-së Valbon Krasniqi

Kësaj radhe nuk ndalem deri në realizim të këtyre ose fatalitet për mua.

Ftoj kolegët të bashkangjiten në realizimin e kërkesave si në vijim :

1. Rritja e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,

2. Pagesa e punës gjatë vikendeve dhe pagesa e orëve shtesë sikurse mjekëve,

3. Pagesa e rrezikshmërisë në punë.

Duke shpresuar në përkrahjen tuaj kolegë të nderuar,

Me respekt

Enlirat K. Duraku

Youtube

Arkiva

Kategoritë