Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryeinfermieri Enlirat Duraku, njofton përsëri për grevë urie

Kryeinfermieri Enlirat Duraku, në dhjetor kishte qenë në grevë urie për disa ditë. Përmes një njoftimi në Facebook ai tregon se greva po shihet si mjeti i fundit i protestës dhe metodë e presionit jo të dhunshëm.

Përmes, kësaj greve ai kërkon realizimin e disa kërkesave specifike si:

1. Rritja e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,

2. Pagesa e orëve shtesë dhe vikendeve,

3. Pagesa e rrezikshmërisë

4. Pagesa e ndërrimeve dhe shtesave për infermierët e pranuar nga MSH përmes Bankës Botërore të cilët janë duke punuar në QKUK si dhe vazhdimi i kontratës së tyre me afat të pacaktuar

5. Pagesa e ndërrimeve dhe shtesave për infermierër e Caritas që janë duke e dhënë kontributin maksimal në QKMF-të në RKS.

Ndërsa, i fton të gjithë infermierët që të i bashkangjitën në këtë grevë, për plotësimin e kushteve të lart përmendura.

Postimi i plotë:

NJOFTIM PËR GREVË URIE

E MËRKURË, 28/04/2021

Kolegë të nderuar,

Ka mbetur vetëm edhe greva si mjet i fundit i protestës dhe metodë e presionit jo të dhunshëm në shenjë proteste me shpresë për të provokuar ndjenjat tek politikbërësit dhe institucionet relevante për të realizuar kërkesat specifike dhe legjitime të infermierëve si në vijim :

1. Rritja e pagesës së ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€,

2. Pagesa e orëve shtesë dhe vikendeve,

3. Pagesa e rrezikshmërisë

4. Pagesa e ndërrimeve dhe shtesave për infermierët e pranuar nga MSH përmes Bankës Botërore të cilët janë duke punuar në QKUK si dhe vazhdimi i kontratës së tyre me afat të pacaktuar

5. Pagesa e ndërrimeve dhe shtesave për infermierër e Caritas që janë duke e dhënë kontributin maksimal në QKMF-të në RKS.

Shpresoj që në këtë përpjekje të fundit për t’i realizuar kërkesat të cilat i meritojmë nuk do jem i vetëm, me ç’rast ftoj të gjithë infermierët që ndajnë të njejtin mendim të bashkangjiten ( shkruani në inbox në msn nëse dëshironi t’i bashkangjiteni kauzës ).

Me mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 43, data e fillimit të grevës së urisë  in shaa Allah do jetë ditë e MËRKURË, 28/04/2021 duke fillu nga ora 07:00 ndërsa për shkak të gjendjes në të cilën është duke kaluar vendi ynë, pavarsisht grevës, ju ftoj qënë asnjë moment mos të ndalet puna, detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë që kemi ndaj qytetarëve.

Duke e falenderuar çdo infermier për angazhimin, punën dhe sakrificën që po e japin çdo ditë vetëm që qytetari të ketë kujdes cilësor dhe meritor.

Me respekt

Enlirat K. Duraku. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë