Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Infektologu Ramadani: Gabim profesional dhënia e vaksinës antiCOVID-19 pa test paraprak

Vaksinimi i qytetarëve të Kosovës ka filluar javën e kaluar me personelin shëndetësor, ndërsa nga sot vaksinimi antiCOVID-19 ka filluar edhe personat mbi 85 vjeç, për të vazhduar më pas edhe me grup-moshat tjera.

Mirëpo, vaksinat janë duke iu dhënë qytetarëve pa iu bërë testi për COVID-19 dhe pa verifikuar nëse kanë apo jo imunitet që ta përballojnë këtë vaksinë. 

Këtë shqetësim e ngriti infektologu, Hamdi Ramadani në një prononcim për Telegrafin, i cili tha se është problem dhënia e vaksinës në këtë mënyrë pasi paraqet rrezik për shëndetin e atyre personave.

Ramadani theksoi se dhënia e vaksinës pa teste paraprake COVID-19, personave të caktuar mund t’ju shkaktojë komplikime shëndetësore.

“Nuk po bëhen testimet paraprake COVID-19 dhe veç po vaksinohen njerëzit. Nuk e di pse po ndodh kjo te ne, pasi në botën perëndimore kjo bëhet. Duhet të bëhet testi për të pa nëse personi ka imunitet apo jo, mos rastësisht ende është virusi në organizëm dhe personi nuk e dinë që e ka pasi nuk ka simptoma. Mund të ndodh që virusi COVID-19 të jetë në organizëm dhe ta bësh vaksinën, atëherë është një rrezik shumë i madh dhe të lindin komplikimet e ndryshme”, tha Ramadani.

Ai po ashtu u shpreh se mos bërja e testeve paraprake te personat që marrin vaksinat antiCOVID-19 nga ana e personelit shëndetësor është gabim profesional.

“Mendoj që kjo është një gabim profesional, pasi paraprakisht çdo person që bën vaksinë duhet të testohet për antigjen COVID dhe për imunitetin e tij. Ai që është pozitiv me COVID nuk guxon me marr, pasi rreziku është shumë i madh. Është rrezik pasi futen dy viruse paralel. Askujt s’duhet t’i japin vaksina antiCOVID nëse nuk bëhen testime paraprake në këtë drejtim. Ata që e bartin virusin nuk kanë shenja dhe simptoma dhe nëse e marrin edhe vaksinën ka rrezik shumë të madh”, tha infektologu Ramadani

Ndërsa, i pyetur se a lejohen gratë shtatzëna që ta marrin vaksinën antiCOVID-19, ai tha: “Nuk i kanë përjashtuar nga programi gratë shtatzënë. Shumë vaksina kanë edhe ndryshim nga njëra dhe tjetra. Kjo AstraZeneca nuk iu ka rekomanduar moshës më pak se 65 vjeç, e tash po thonë që duhet të merret, d.m.th. ka lëvizje të vazhdueshme në kuptimin se ku duhet të jepet. Nuk është përjashtuar mundësia e dhënies së vaksinës tek gratë shtatzëna. Tek rastet e shtatzënive është mirë një konsultim te gjinekologu para se ta marrin vaksinën”.

Ndryshe, sot ka filluar vaksinimi i personave të moshuar mbi 85 vjeç në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunat e Kosovës, ndërsa nga 11 prilli pritet që të fillojë vaksinimi antiCOVID-19 edhe i grup-moshave nga 80-84 vjeç. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë