Mar, Qer 16, 2026
Banner Top
Banner Top
Dr. Artan Haxhiaj “COVID-19 ma mori babën, por unë luftën me të po e vazhdojë duke shpëtuar shumë jetë tjera”

U shfaq me shumë të panjohura dhe sundojë shumë shpejtë botën.

I panjohur e sfidues ishte edhe për profesionistet e vjetër të cilët tashmë ishin përballur edhe me shumë sëmundje tjera të kësaj natyre.

Por COVID-19 edhe pas më shumë së një viti vazhdon të ketë të njëjtin epitet nga ekspertët e shëndetësisë “virus I panjohur”.

Fakt ky i cili sfidojë shumë edhe specialistet e rinj, të cilët nisen karrierën duke luftuar fuqishëm  me  COVID-19.

Një ndër ta është edhe Dr. Artan  Haxhiaj, specialist  i pulmologjisë në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, i cili tash e një vit bashkë me kolegët e tij mbanë kujdestari të rregullta duke shërbyer 24 orë për pacientët e infektuar me COVID-19.

“I qetë, shumë I afërt dhe I përgatitur profesionalisht” cilësohet nga  mjekët e klinikës, të cilët kanë pohuar që tashmë e kanë si krahë të djathtë në shumë beteja të fituara në këtë luftë të ashpër  që po merr jetëra.

Dr. Artani gjatë vitit pandemik e humbi babain e tij pikërisht nga virusi COVID-19.

Ai ishte i  shtrirë pikërisht në Klinikën ku djali i tij punonte, aty ku djali i  tij çdo ditë ndante kohën e tij njësojë sikur për pacientët tjerë  edhe për babin.

Por siç thotë edhe vet dr. Artani “U mundova, isha aty çdo moment por e humba para duarve, por më ngushëllon fakti që atë natë ishin dy pacient në moshë të re të cilët i shpëtuan krizës dhe e fituan betejën me Covidin, virusin që ma mori njerin më të afërt, babën tim”.

“Nuk ishte e lehtë, por nuk u dorëzova. Vazhdova punën dhe çdo ditë kur pacientët tonë dalin në këmbët  e tyre shëndoshë e mirë, e falënderojë Zotin. Vetëm kështu e kam më të lehtë me përballu humbjen e babës, duke i tregu virusit që ne jemi më të fortë se ai”, ka shtuar Dr. Artani. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë