Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjoks pule me salcë senape

Nga Linda Fishta/Fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për 4 persona:
8 feta gjoks pule të holla
● 1-2 lugë salcë senape
● 100g djathë Grana Padano i grirë
● 150-200ml pana ose qumësht ● vaj ulliri, gjethe sherbele, majdanoz i grirë
● 2 thelpinj hudhër
● 1/2 lëng limoni
● kripë, piper sipas nevojës

Përgatitja: Fetat e mishit i rrahim me rrahësen e mishit për t’i bërë
sa më të holla duke i mbuluar më parë me letër plastike për kuzhinë. Te çdo fetë mishi vëmë afërsisht 2 lugë djathë të grirë, pak gjethe sherbele të grirë ose majdanoz nëse nuk preferoni sherbelën. I mbledhim si role dhe i fiksojmë me një kruajtëse dhëmbësh. Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, hudhrën e shtypur dhe kur vaji të jetë ngrohur skuqim roletë e mishit nga të gjitha anët. Tani i spërkasim me pak kripë dhe lëng limoni. 4Shtojmë në tigan senapen, panën dhe i lëmë në flakë të ulët për 10 minuta afërsisht, derisa mishi të jetë zier aq sa duhet. Nëse salca trashet shumë, e hollojmë me pak pana ose qumësht tjetër. 5I shërbejmë roletë së bashku me salcën duke përfunduar pjatat me pak vaj ulliri, piper dhe majdanoz të grirë ose gjethe sherbele. /Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë