Mes faktorëve të ndryshëm, shëndeti ynë bazohet edhe tek përthithja e një sërë nutrientësh, nga kombinimi i të cilëve mbështeten funksione esenciale të organizmit tonë. Në gamën e nutrientëve që nuk mund të mungojnë në një dietë të shëndetshme, është edhe kaliumi. Por për çfarë bëhet fjalë specifikisht dhe cilat janë benefitet që sjell në trupin tonë?
Kaliumi është një makroelement dhe një makromineral, ose një prej mineraleve për të cilat trupi ynë ka nevojë për sasi të mjaftueshme që të sigurojë mirëqenien e vet. Bëhet fjalë për një prej mineraleve më të pranishme në trupin tonë. Në një individ të rritur gjenden rreth 180 gramë.
Kaliumi merr pjesë në funksione të ndryshme trupore si:
Merr pjesë në kotnraktimin e muskujve, përfshirë dhe muskulin e zemrës
Favorizon rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve dhe mineraleve në qeliza
Ruan presionin e gjakut në nivele normale duke minimizuar efektet e kripëës
Redukton humbjen e indit kockor i cili ndodh gjatë plakjes
Në rastet e mungesës së kaliumit, mund të ndodhin ngërçet muskulore, ose kontraksione të pavullnetshme të muksujve. Kaliumi, veç të tjerave:
-Favorizon diurezën
-Vepron në muskulaturën e stomakut dhe zorrëve duke kontrastuar ngërçet
-Ndihmon në parandalimin e gurëve të veshkave dhe suporton eliminimin e citratit të tepërt
Ku gjendet kaliumi
Kaliumi gjendet në një numër të madh ushqimesh. Mes atyre më të këshilluara për të siguruar kaliumin janë:
Lakrat
Brokoli
Spinaqi
Asparagët
Domatet
Fasulet dhe bizelet, sidomos të thata
Banane
Fiq
Rrush
Kajsi
Kivi
Frutat me lëvozhgë
Nevojat ditore për kalium përllogariten rreth 3 gr në ditë për të rriturit, 5 gr në ditë për gratë shtatzëna dhe për fëmijët nën moshën 3 vjeç janë mjaftueshëm 800 mg në ditë.
Simptomat e mungesës së kaliumit
Kur verifikohet një mungesë kaliui në trup mund të shfaqen sinjale të ndryshme në organizmin tonë, mes të cilave:
Lodhje
Spazma dhe ngërçe muskulore
Çrregullim i rrahjeve të zemrës
Të vjella
Ndryshim i humorit