Të shtunën në emisionin “Familja Jonë”, është diskutuar për sigurinë e fëmijëve në internet, në fokus të veçantë kanë qenë të vegjëlit.
Viti i pandemisë, ka bërë që fëmijët të jenë më të ekspozuar në internet dhe në rrjete sociale, për shkak të mësimeve online.
CIPOF së bashku me organizatën GIZ, në kuadër të projektit mbështetja e fëmijëve të komuniteteve Romë, Ashkali, Egjiptian për të pasur qasje në mësimin online ka realizuar një numër të emisioneve që i takojnë këtyre fushave.
Merita Jonuzi, nga Ministria e Arsimit Kordinatore për të Drejtat e Njeriut dhe Petrit Tahiri nga KEDS menaxher i projekteve nga Qendra për Arsimin e Kosovës, kanë qenë të ftuar në emisionin “Familja Jonë”, me të cilët u fol për materialet, projektet të cilat ata kanë përgatitur si rezultat i parandalimit të këtij fenomeni negative të quajtur “Udhëtimi nëpër internet”.
Merita Jonuzi, gjatë emisionit tha se çështja e sigurisë në internet për fëmijët është mjaft shqetësuese dhe se Ministrisë së Arsimit i intereson që interneti nga fëmijët të jetë i përdorur në mënyrë të dobishme dhe të ndërgjegjshme.
“Çëshja e sigurisë në internet, neve na preukupon shumë sidomos subjekti kryesor që janë fëmijët, të cilët po i ekspozohen rreziqeve të shumta dhe kohës së përdorimit të internetit i cili konsiderohet një trend mjaft i lartë i rrjeteve sociale”, tha Merita.
Nevojat e fëmijës janë që interneti të përdoret në mënyrë të duhur nga fëmijët për mësim, për lojëra, argëtim pa u cenuar personaliteti i fëmijëve në asnjë aspekt as fizik, as emocional, as intelektual dhe as social, u tha gjatë emisionit.
Petrit Tahiri, tha se fëmijët tani janë shumë të ekspozuar ndaj internetit dhe për këtë duhet të ofrohen më shumë materiale, duke ofruar udhëzuesë të ndryshëm, qoftë për nxënësit apo fëmijët, qoftë për prindërit, qoftë për mësimdhënësit për mënyrën e përdorimit të drejtë të internetit dhe për këto rreziqe të cilat mund të shfaqen.
“Intervenimet tona të cilat i kemi bërë së bashku edhe me partner të tjerë, kanë qenë gjithmonë të orientuara rreth vetëdijesimit më shumë, do të thotë duke ofruar materiale, duke ofruar udhëzuesë të ndryshëm qoftë për nxenësit apo fëmijët, qoftë për mësimdhënësit për mënyrën e përdorimit të drejtë të internetit dhe për këto rreziqe të cilat mund të shfaqen, duke ju kanosur fëmijëve të cilët mund të përdorin internetin”, tha ai gjatë emisionit.
Merita Jonuzi, tregoi se është hartuar udhëzimi administrativë për mbrojtjen e fëmijëve në internet në të cilin obligohen shkollat për të punuar në ndërgjegjësim dhe në edukim të fëmijëve për përdorim të internetit.
Këto pako janë udhëzuese për fëmijë, prindër dhe mësimëdhënës. Për fëmijë janë për klasat pesë, gjashtë dhe shtatë, të cilat mësimdhënësit mund të i përdorinë.
Këto materiale i gjeni në linqet më poshtë: