Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Palestra vret fuqinë e mashkullit dhe zvogëlon imunitetin gjatë këtij numri të orëve

Aktiviteti i rregullt fizik ndihmon të jeni në top-formë dhe të dukeni bukur, mirëpo nëse e teproni mund të rrezikojë shëndetin, madje të bëheni edhe të varur.

Ushtrimi i tepërt intensiv te meshkujt çon edhe drejt rënies së libidosë, për shkak të lodhjes fizike ose nivelit të ulët të testosteroneve. Gjithashtu, ndikon edhe në sistemin e imunitetit i cili është i rrezikuar 72 orë pas treningut.

Ushtrimet ekstreme të qëndrueshmërisë, siç është ultra-maratona, mund të çojnë deri te dëmtimi i zemrës, ritmit të zemrës dhe rritjes së arterieve, sepse janë tepër kërkuese për sistemin tonë kardiovaskular, paralajmërojnë ekspertët.

Personave të rritur u rekomandohen pesë orë ushtrime të moderuara në javë apo dy orë e gjysmë trening intensiv, ndërsa si mundësi theksohet edhe kombinimi i të dy opsioneve.

Një studim ka zbuluar që personat të cilët vrapojnë lehtë ose mesatarisht, kanë një rrezik më të ulët të vdekjes sesa ata që nuk ushtrojnë fare. Nga ana tjetër, njerëzit që vrapojnë intensivisht tri ose më shumë herë në javë kanë të njëjtin rrezik me ata që nuk ushtrojnë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë