Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Johnson: Të gjitha kufizimet kundër COVID-19 do të përfundojnë më 21 qershor

Boris Johnson ka thënë se është “shumë i sigurt” se të gjitha kufizimet për jetën normale në Angli do të përfundojnë në 21 qershor, transmeton Indeksonline.

Ai u shpreh se qeveria do të vazhdojë të sigurojë mbështetje ekonomike për bizneset derisa ato të mund të funksionojnë si normale.

“Do të ketë ndryshime, padyshim si rezultat i mënyrës se si ekonomia ka ndryshuar. Ajo që ne do të bëjmë është të vazhdojmë të vëmë krahët për të gjithë në vend gjatë gjithë pandemisë, siç edhe kemi bërë”.

Unë shpresoj, por padyshim që asgjë nuk mund të garantohet dhe gjithçka varet nga mënyra se si ne vazhdojmë të jemi të matur dhe të ndjekim udhëzimet në secilën fazë“, u tha ai gazetarëve gjatë një vizite në akademinë Sedgehill në Lewisham, Londra jug-lindore, shkruan theguardian.

Youtube

Arkiva

Kategoritë