Jetëgjatësia në SHBA ka rënë për një vit të plotë në gjysmën e parë të vitit 2020, një ndryshim që ekspertët thonë se u nxit nga pandemia COVID-19 në rritje.
Jetëgjatësia për gjithë popullsinë ka rënë në 77.8 vjet, sipas një raporti nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve.
“Kjo është një rënie e madhe”, ka thënë Dr. Robert Anderson, Shefi i Statistikave të Vdekshmërisë në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për Associated Press.
Por, ndryshime edhe më të mëdha ka pasë në grupet e minoriteteve.
Burrat me ngjyrë kanë pësuar rënien më të madhe ku jetëgjatësia ka rënë për tre vjet në mes të janarit dhe qershorit të vitit 2020.
Jetëgjatësia e burrave hispanikë ka rënë në 2.4 vjet gjatë kësaj periudhe, transmeton Klan Kosova.
“Duhet të ktheheni prapa në Luftën e Dytë Botërore, në vitet 1940, për ta parë një rënie të tillë të jetëgjatësisë”, ka thënë Dr.Anderson.
Kjo do të thotë që jetëgjatësia në momentin e lindjes tani është 75.1 vjet për burrat amerikanë – një rënie prej 1.2 vjetësh nga viti 2019.
Për gratë, jetëgjatësia është 80.5 vjet, pasi ka rënë për gati një vit.