Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të premten në “Takim virtual me Shëndritin” logopedi Miran Xhelili

Të premtën në emisionin “Takim virtual me Shëndritin” do të jetë i ftuar logopedi Miran Xhelili.

Mirani ka përfunduar studimet për logopedi në vitin 2016. Karrierën e tij e ka fokusuar në fushën klinike dhe në ofrimin e shërbimeve të terapisë së gjuhës dhe të folurit në kuadër të intervenimit të hershëm.

Ai profesionin e logopedit ka filluar ta ushtrojë që prej vitit 2014 si vullnetar në Qendrën e Kujdesit Ditor “Pema”, për t’i vazhduar punën dhe trajnimet në Turqi, saktësisht në Qendrën për Rehabilitimin e Gjuhës dhe të Folurit “Diglem”.

Në vitin 2017 ka qenë ka qenë organizator dhe bashkideator i realizimit të Konferencës së parë Ndërkombëtare për Terapinë e Gjuhës dhe të Folurit.

Aktualisht është i angazhuar në profesionin e tij te Klinika “Empatia” dhe në Qendrën Psiko-Sociale “Dritë”

Me Miranin do të diskutohet për rëndësinë e intervenimit të hershëm logopedik në fëmijërinë e hershme.

Ndërkohë, ata që kanë pyetje për mysafirin lidhur me temën që do të diskutohet, këtë mund ta bëjnë duke u drejtuar të faqja “Familja jonë” në Facebook ose gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Për shumcka lidhur me rëndësinë e intervenimit të hershëm logopedik në fëmijërinë e hershme, ndiqeni emisionin të premten, më fillim nga ora 20:00, vetëm në faqën e Familja jonë në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë