Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një shtet, një flamur, një shpirt

Altina Marmullaku

Akrobatja është gjithmonë në kërkim të aventurës dhe gjetjes së mënyrave ndonjëherë ekstreme për ta çuar akrobacinë në ajër në një tjetër dimension.

Jeta e Fiona Rushiti është në ajër, përshkruhet me adrelina dhe art të cilat bashkohen në një. Kësaj radhe Fiona Rushiti, talentin e saj në fushën e akrobatisë e shfaqi edhe me një pamje të rrallë spektakolare mbi liqenin e Badovcit.

Fiona shihet duke dhurar shfaqje të rralla mbi Badovc për nder të 13 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në një intervistë për portalin Familja Jonë, Fiona Rushiti, tregon aventuarat e saj si një akrobate dhe si kishte filluar të merrët me këtë profesionë, përmes kësaj interviste ajo uron të gjithë Dardanët për Ditën e Pavarësisë, duke thënë se janë fole e madhe Shqiponjash.

Familja Jonë: Si e keni zbuluar talentin e akrobatës?

Fiona Rushiti: Atëherë, unë kam filluar kur isha 3 vjeç të stërvitem në cirk, më pas e lash arsyeja sepse nuk vlerësohen talentet dhe problematika të tjera të shumta prandaj vendosa të vazhdoj vet për ta dërguar këtë sport në një tjetër nivel si e para akrobate shqiptare që sfidon lartësitë!

Familja Jonë: A mund të na përshkruani disa nga përformancat e juaja në lartësi?

Fiona Rushiti: Përformanca në lartësi janë të shumta: Ato në male së bashku me skuadrën Rock Tirana (Boville, Brare), nga një balonë dhe më pas në Vinc pa masa mbrojtëse, ku e para ishte në qendër të Tiranës.

Familja Jonë: A mund të na tregoni se nga erdhi ideja për të shënuar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës mbi liqenin e Badovcit?

Fiona Rushiti: Kisha kohë që punoja një projekt për të realizuar në Kosovë dhe vendosa të e bëjë në Ditën e Pavarësisë për të ju kujtuar njerëzve anë e mbanë botës që ne jemi 2 shtete të ndryshme por jemi 1 komb, kemi të njejtin gjak dhe të njejtën gjuhë diçka e cila nuk do të ndryshojë kurrë.

Familja Jonë: Cili është mesazhi që ju dëshironi të e përcjellëni tek qytetarët në këtë ditë?

Fiona Rushiti: Dua të uroj të gjithë Dardanët, gëzuar ditën e Pavarësisë dhe mos të harrojnë që Shqiptarët janë fole e madhe shqiponjash, e kanë të vështirë të na ndajnë nga njëri-tjetri sepse ne do jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë