E dimë të gjithë shumë mirë që uji na është i domosdoshëm, mirëpo a e dini që me pirjen e ujit mundeni edhe ta teproni?
Uji na ndihmon të ruajmë temperaturën e trupit, të krijojmë pështymë dhe të qarkullojmë lëndë ushqyese.
Mirëpo, pirja e tepërt e ujit, p.sh., një litër brenda një ore, mund të çojë deri në një sërë kundërshtish.
Është një gjendje e cila quhet hiponatremia, është gjendje tejet serioze e shkaktuar nga tepria e ujit, në raste të rralla edhe fatale.
Pra, maturia dhe dëgjimi i trupit tuaj është thelbësore.
1. Të përzierat
Kur ne konsumojmë shumë ujë, qelizat në trurin tonë mund të fillojnë të fryhen. Kjo rrit presionin në kokë. Kjo rrit presionin në tru, shfaqen të përzierat dhe vjellja.
2. Duart dhe këmbët e fryra
Një sasi e madhe uji, e kombinuar me ushqime shumë të kripura, mund të çojë në mbajtjen e ujit, të njohur si edemë. Në këtë rast, niveli i natriumit në trupin tonë është shumë i lartë dhe uji i pijshëm mund të shkaktojë ënjtje.
3. Barku i fryrë
Nëse pini shumë ujë mund të ndieni fryrje stomaku sikur të kishit ngrënë disa vakte të mëdha. Gjithashtu, nëse pini ujë shpejt, mund të merrni shumë ajër dhe kjo krijon një ndjenjë të ngopjes, por kjo është, sigurisht, e gjitha vetëm e përkohshme, ndjenja do të kalojë shpejt.
4. Simptomat e hidratimit të tepërt
Një ndër shenjat më të mëdha të hidratimit të tepërt është dhembja e kokës. Janë të pranishme gjithashtu konfuzioni, çorientimi, presioni i rritur i gjakut dhe përgjumja.
5. Ngërçi i muskujve
Elektrolitet janë të domosdoshme përmbajtjen e funksionit të muskujve. Sidoqoftë, pirja e shumë ujit mund të zvogëlojë numrin e elektroliteve në trupin tonë. Gjë që më vonë do të çojë në ngërçe muskulore.