Qendra Klinike Universitare e Kosovës e ka shpërblyer kompaninë ‘Beni Dona’ me tender mbi 117 mijë euro për furnizim me pemë dhe prime.
QKUK muajin e kaluar ka hapur tender për furnizim me pemë dhe perime në vlerë 140 mijë euro, shkruan Gazeta Shneta.
Para tre ditësh ky institucion ka publikuar edhe njoftimin për nënshkrimin e kontratës të cilën ia ka dhënë kompanisë ‘Beni Dona Plast’ në vlerë 117 mijë 645 euro.
Kohëzgjatja e kontratës nuk dihet pasi në njoftim të publikuar nga zyrtari i prokurimit Fehmi Havolli, nuk është përmendur, por vetëm është theksuar se kontrata lidhet sipas marrëveshjes UA 2016-19-9623-111.
QKUK paguan shuma të majme parash për furnizim me ushqime, por nga stafi dhe pacientët vazhdimisht ka ankesa për cilësinë e ushqimit.