Shkruan: Dr. Agon Bislimi
Kanceri është një term që përdoret për sëmundjet në të cilat kemi zhvillim jonormal dhe të pakontrolluar të qelizave të cilat janë të afta të pushtojnë edhe indet tjera.
Kanceri mund të diagnostikohet në preparate mikroskopike. Shkallët e kancerit janë:
Shkalla e parë. Tumori lokalizohet në një zonë dhe mund të hiqet me rrugë kirurgjikale.
Shkalla e dytë. Metastazat vihen re në nyjet limfatike të lokalizuara pranë tumoreve primare.
Shkalla e tretë. Janë formuar metastazat dhe tumoret sekondare janë formuar pranë vendit të tumoreve primare.
Shkalla e katërt. Tumoret sekondare janë formuar në të gjitha pjesët e trupit.