Kur ndryshon moti jemi të lodhur, por nuk mund as të flemë, kur bie shi na dhemb koka, por kur fryn era jemi të shqetësuar dhe nervoz
Nëse natën e kaluar keni ndier dhembje të nyjave, nervozë dhe shqetësim, ndërkaq në mëngjes jeni zgjuar të lodhur dhe mezi prisni të përfundojë dita dhe të shkoni në shtrat, për gjendjen tuaj të tillë shkaktare janë ndryshimet e motit.
Kjo gjendje varet nga ndryshimi i një ose disa faktorëve meteorologjikë, si temperatura, lagështira, shpejtësia e erës, presioni atmosferik dhe reshjet e shiut, me efektet tipike që ato prodhojnë si jonizimi, gjendja elektrike dhe turbulenca.
Ndryshimi, veçanërisht nëse është i papritur, vepron si një burim stresi ndaj të cilit disa njerëz reagojnë me një sërë shqetësimesh.
Më së shpeshti i prek njerëzit pas të pesëdhjetave dhe gjashtëdhjetave. Në shumë raste simptomat paraqiten para ndryshimit të motit dhe mund të zgjasin deri në 24-48 orë.
Meteoropatët ndiejnë saktësisht çdo rënie të papritur apo ngritje temperatura, posaçërisht nëse vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike. Të sëmurët nga zemra, astma, të sëmurët neurologjikë me simptoma të theksuara të kokëdhimbjes, dhimbja në nyje e këmbëve dhe eshtra, lodhja dhe problemet me gjumin, janë më të ndjeshëm në luhatjet e temperaturave.
Këshilla për meteoropatët
Në çdo rast, nuk ka ndonjë terapi specifike me ilaçe, përveç për të lehtësuar simptomat më të bezdisshme siç janë dhimbja e kokës ose pagjumësia.
Një parakusht i mirë për reduktimin e pasojave negative nga kushtet meteorologjike është ushqimi i shëndetshëm dhe i duhur i pasur me perime dhe pemë, sasi e duhur e freskët dhe ujë të shëndetshëm dhe sasi të duhur të gjumit.
Brugnoli meteoropatëve u rekomandon preparate bimore për qetësim, për shembull çajin e blinit ose pika të valerianës.
Aktiviteti fizik i moderuar dhe i vazhdueshëm është gjithashtu i dobishëm, veçanërisht në natyrë, për të riekuilibruar funksionimin e sistemit nervor autonom, përgjegjës për çrregullimet.
Këshilla të dobishëm për ju në rast se paraqitet ndryshim i motit:
∙ Kur ndryshon moti, përforcimi i erës dhe mjegullimi i shpejtë, do t’ju ndihmojnë në relaksimin e nervave dhe muskujve, ashtu si nga xhenseni (ginseng) shërues.
∙ Meteoropatët gjithmonë duhet të kenë çaj prej kamomili, murrizi ose bliri të cilët e ulin tendosjen dhe irritimin e nervave.
∙ Çaji nga valeriana është një nga pijet natyrore kundër pagjumësisë, ideal për meteoropatët të cilët kanë problem me gjumin.
∙ Çaji prej balsami me mjaltë është shumë efikas kundër lodhjes dhe kokëdhimbjes.
∙ Mos u ngrohni shumë kur moti është i ftohtë sepse do të ngadalësoni qarkullimin. Mundohuni që temperatura në dhomën e ndejës të jetë rreth 20°С.