6 mijë e 991 persona janë ende aktivë me koronavirus në Kosovë.
Numri i rasteve aktive kohëve të fundit ka pësuar rritje, pas shtimit të infektimeve javëve të fundit.
Gjatë ditës së sotme u shënuan 290 të infektuar dhe 336 të shëruar nga COVID-19.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme u shënuan edhe katër viktima, duke e cuar kështu numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1 mijë e 544.