Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka publikuar raportin mujorin, ku bëhet e ditur se gjatë janarit janë hospitalizuar janë 963 pacientë.
Në raport thuhet se 58 pacientë janë në Kirurgji, 35 në Ortopedi, 21 në Urologji, 9 në ORL, 13 në Oftalmo, 289 në Gjinekologji, 137 në Neonatologji, 74 në Pediatri, 159 në Interno, 18 në Infektiv, 27 në Neurologji, 29 në Psikiatri, 69 në Pulmologji, 4 në Dermë, 8 në Kujdes intenziv dhe 13 në Njësinë Koronare).
Për gjatë muajit janar, në Spitalin e Gjakovës Janë kryer 112 operacione (24 operacione Kirurgjike, 24 operacione Ortopedike, 6 operacione Urologjike, 1 operacion në ORL dhe 21 operacione Gjinekologjike).
“Gjatë këtij muaji kanë lindur 79 djem e 61 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 35)” , thuhet në njoftim.
Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 7338, 190 shërbime në CT, 1246 shërbime në Ro-Kabinet dhe 158 shërbime në Njësinë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.
“Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 2435. Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 830 shërbime të Dializës”, bëhet e ditur në njoftim.