Aktualisht, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 67 pacientë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku 11 nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
50 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe dy të tjerë në respiratorë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 184 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ku, nga këta pacientë, 16 janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë një dite janë kryer gjithashtu tri lindje, njëra nga to me prerje cezariane. /familjajone