Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Prishtinë – fillojnë të bëhen pagesat për qytetarët e prekur me koronavirus

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se ka filluar me ekzekutimin e mjeteve për të gjithë aplikuesit që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në njoftim thuhet se sot janë duke u ekzekutuar mjetet për 6 mijë e 705 aplikues.

“Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve për të gjithë aplikuesit që kanë rezultuar pozitiv me covid19, nëpërmjet: RT – PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së) dhe klinikat private të licensuara nga MSH. Serologjik – Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë Rapid – Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë. Sot janë duke u ekzekutuar mjetet për 6,704 aplikues, thuhet në njoftim.

Sipas vendimit të Komunës së Prishtinës, me nga 50 euro do të ndihmohen personat e konfirmuar pozitiv me coronavirus, kurse me nga 100 euro pensionistët të cilën janë konfirmuar me COVID-19.

Ndryshe, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 341 raste të reja me coronavirus, ku 113 ishin vetëm në Prishtinë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë