Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pfizeri pret shitje 15 miliardë dollarë të vaksinës anti-Covid këtë vit

Gjiganti farmaceutik Pfizer ka thënë se pret shitje deri 15 miliardë dollarë këtë vit të vaksinës anti-COVID të cilën e ka zhvilluar me firmën gjermane BioNTech, bën të ditur BBC.

Vaksina ishte një nga të parat që u autorizua për përdorim nga shtetet, përfshirë edhe nga shtetet e BE-së, Britania e Madhe e SHBA-ja.

Shumë shtete nëpër botë janë duke luftuar për të vaksinuar popullatën kundër koronavirusit për të shpëtuar jetë dhe për të hapur ekonominë.

Pfizeri ka njoftuar se shitja e vaksina paraqet një çerek të të hyrave të saj që pret këtë vit.

Pfizeri po mundohet të dorëzojë deri dy miliardë doza të vaksinave anti-Covid këtë vit, dhe atë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ka nënshkruar kontrata furnizimi me shumë shtete.

Në çerekun e fundit të vitit të kaluara, vaksina i solli shitje Pfizerit deri 154 milionë dollarë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë