Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Personat që konsumojnë speca djegës preken më pak nga këto sëmundje

Personat që pëlqejnë ushqimet pikante dhe konkretisht specin djegës duket se gëzojnë një jetë të gjatë dhe një zemër më të shëndetshme. Kjo mbështetet nga studime të ndryshme shkencore.

Eliksir për jetë të gjatë

Sipas hulumtimit paraprak të paraqitur nga Shoqata Amerikane e Zemrës, ata që konsumojnë spec djegës mund të jetojnë më gjatë dhe kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ose kanceri.

Sidoqoftë, tashmë ishte e njohur nga studimet e mëparshme që ngrënia e specave djegës kishte një efekt rregullues anti-inflamator, antioksidant, antitumor dhe në glukozën në gjak për shkak të pranisë së kapsaicinës, e cila i jep specit shijen tipike pikante.

Një studim që merr në konsideratë gjithë studimet e mëparshme

Për të zbuluar efektet e specit djegës në vdekshmërinë e të gjitha shkaqeve dhe sëmundjeve kardiovaskulare, studiuesit shikuan 4,729 studime nga pesë baza të të dhënave globale shëndetësore (Ovid, Cochrane, Medline, Embase dhe Scopus). Analiza e tyre përfundimtare përfshin veçanërisht katër studime të mëdha të rezultateve shëndetësore të pjesëmarrësve me të dhëna mbi konsumin e specit djegës.

Të dhënat për shëndetin dhe dietën e më shumë se 570,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara, Itali, Kinë dhe Iran u përdorën për të gjetur ndryshime midis atyre që konsumuan spec djegës dhe atyre që nuk e përdorën asnjëherë, ose e përdorën rrallë.

Ata që e konsumuan specin djegës, patën një ulje relative me 26% të vdekshmërisë kardiovaskulare, një zvogëlim relativ i 23% të vdekshmërisë nga kanceri dhe një ulje relative 25% të vdekshmërisë, krahasuar me njerëzit që e konsumonin rrallë ose aspak.

Megjithatë, këto gjetje kanë nevojë për studime të mëtejshme.

Specat djegës, të kuq dhe jeshil, janë një burim i pasur i vitaminës C (100 gramë speca të freskët sigurojnë rreth 76.4 mg vitaminë C) dhe vitaminave A dhe E. Përmbajnë edhe vitamina B si niacina, riboflavina dhe tiamina.

Youtube

Arkiva

Kategoritë