Altina Marmullaku
Në Ditën Ndërkombëtare të Shamisë portali “Familja Jonë” sjell një anë që nuk është shpalosur më parë nga tri gra të mbuluara, të cilat na tregojnë për përvojat, për stigmatizimin e tyre në sferat shoqërore edhe institucionale të Kosovës.
Arbnora Fejza Idrizi, Rekordere e Librit Guinness, thotë se pa dyshim se kur je me mbulesë gjatë rrugëtimit do të ketë sfida dhe vështirësi. Këto sfida ndonjëherë të bejnë të jeshë më triumfuese dhe më e fortë.
“Gjatë rrugëtimit do të ketë sfida dhe vështirësi. Këto sfida ndonjëherë të bejnë të jeshë më triumfuese dhe më e fortë. Ndoshta diçka që ja vlen të cekët është që edhe pse gjatë studimeve kam qenë e respektuar nga profesorët, kolegët, dhe shoqëria jam trajtuar e barabartë pa ndonjë paragjykim. Mirëpo sfida ka filluar, kur unë kam kërkuar punë dhe kur unë kam aplikuar”.
Ajo thotë se edhe pse ka qenë e diplomuar në Fakultetin e Edukimit asnjëherë nuk më është dhënë mundësia të punoj në institucionet publike.
“Edhe pse e diplomuar në Fakultetin e Edukimit asnjëherë nuk më është dhënë mundësia, të punoj në institucionet publike. Kam punuar gjithnjë në institucionet private, po ashtu kam pasur edhe institucionin tim privat”.
E diplomuar, me përvoj pune, me dy çmime “Gwinness” e shumë certifikata e shpërblime Arbnora nuk ka pasur mundësi të pranohet në institucionet publike.
“Arsyeja kurr nuk ka qenë e zbuluar, edhe pse vetvetiu kuptohet se mbulesa ka qenë shkaku. Mendoj se në një vend ku jetojmë, duhet të kemi drejtësi dhe liri të secilit individ, pa marrë parasysh se si dukemi, se si flasim, apo çfarë ngjyre kemi. Ka shumë motra me mbulesa ndoshta prej saj janë të varur familja dhe ajo nuk ka të drejt të punoj”, thotë Arbnora për portalin Familja Jonë.
Mirëpo shton se duke u nisur nga vetja e saj, neve nuk na pengon asgjë që të kapim majet e suksesit, përkundër barrierave, përkundër paragjykimeve, sepse kemi vetbesim dhe vullnet që na shtyn të jemi më të guximshme drejt rrugës së suksesit.
Ajo thotë se gratë të cilat përballën me të njejtat vështirësi nuk duhet të ndalen për të arritur qëllimet e tyre.
“Mesazhi im, për çdo femër është të mos jetë një sfidë e vogël që ty ti ndal ëndrrat, ku ndoshta i ke ndërtuar me vite. Vazhdo e vendosur, rrugëtimi është i vështirë por ti mundesh”, thotë Arbnora.
Zejnije Kastrati, arkitekte thotë për portalin Familja Jonë, se sfida më e madhe që me është bërë mua si grua dhe vazhdon të iu bëhet grave të tjera me mbulesë është paragjykimi.
Ajo thotë se fatmirësisht në vendin ku punoi si arkitekte jam vlerësuar me të arriturat e mia dhe jo në dukjen time.
“Besimi që kam në Zotin tim asnjëherë në jetë nuk më ka bë që të jem e zhgënjyer në çfarëdo sferë të jetës,madje edhe atëherë kur jam ballafaquar me diskriminime të tilla. Fatmirësisht në vendin ku punoj si arkitekte jam vlerësuar me të arriturat e mia dhe jo në dukjen time.Në punën aktuale respektohet e drejta e besimit të çdo punëtori dhe vlerësohet puna. Gjithashtu kam edhe biznesin tim privat që e udhëheq dhe menaxhoi që 7 vite”, u shpreh Zejnije Kastrati.
Ndërsa sa i përketë pozitës së gruas në vendin tonë në shoqëri, e posaçërisht grave me mbulesë është që kanë vështirësi të vazhdueshme fillimisht me punësim e pastaj me shkollim.
“Në vendin tonë dihet pozita e gruas në shoqëri, e posaçërisht të grave të shumta me mbulesë në vështirësitë që iu hasen në shkollim duke vazhduar më pas edhe në punësim. Thjesht paragjykimet nga shoqëria jonë që nuk pranojnë diversitetin shoqëror”.
Shton se shpërblimi i një punës së mirë nuk mund të jetë tjetër pos të mirës dhe se pas çdo vështirësie padyshim vjen lehtësimi.
“Mesazhi im për çdo grua që ballafaqohet me sfida të tilla është të kapen në këshillat hyjnore që na motivojnë të lexojmë,të mësojmë dhe te mos e humbim shpresën. Shpërblimi i punës së mirë nuk mund të jetë tjetër pos të mirës dhe se pas çdo vështirësie padyshim vjen lehtësimi”, thotë Zejnije.
Kosovare Ramadani thotë për portalin Familja Jonë se sfida që jemi përballur dhe vazhdojmë të përballemi janë punësimi dhe paragjykimi apo mentaliteti i popullit për të mos u vlerësuar drejt dhe barabartë.
“Mendoj se disa nga sfidat që jemi përballur dhe përballemi ende, janë punësimi dhe paragjykimi apo mentaliteti i popullit për të mos vlerësuar drejt dhe barabartë. Më herët si sfidë në vete ka qenë moslejimi i mbulesës nëpër shkolla, por që tani pothuajse është kaluar kjo sfidë dhe vajzat me mbulesë kanë mundësi të shkollohen aty ku dëshirojnë ato” thotë ajo.
Sa i përketë punësimit të Kosovares, ajo thotë, se për të mbulesa nuk ka qenë problemi kryesor por kam hasur në mentalitetin apo në qëndrimet që kanë mbetur nga koha e regjimit të hershëm.
“Së pari punësimi në Kosovë është problem për të gjithë, jo vetëm për ato vajza që bartin mbulesën. Problemi më i madh mendoj që është mos vlerësimi i shkollimit dhe aftësive që posedon një person dhe kështu kemi individ që punësohen, por që nuk janë për atë pozitë të punës. Sa i përket punësimit tim, mbulesa nuk ka qenë problemi kryesor, por kam hasur në mentalitetin apo në qëndrimet që kanë mbetur nga koha e regjimit të më hershëm”.
Ajo thotë se njëri nga paragjykimet që dëgjojmë më së shumti për gratë me mbulesa është shprehja “shkoni në Arabi”.
“Liria e të shprehurit sot është në kulminacion dhe për këtë arsye secili mund të jap mendimin e tij, por shpesh ky mendim është paragjykim për tjetrin. Shprehja “shkoni në Arabi” tregon që ne femrat që bartim mbulesën jemi të paragjykuara në vendin tonë për të cilin edhe ne dëshirojmë të punojmë dhe të japim kontributin tonë, si çdo njeri tjetër që i përket këtij vendi. Mendoj se jemi në atë pozitë që nuk gjykohemi nga mendja, por nga pamja”, shton ajo.
Mesazhin të cilin Kosovarja e përcjellë tek të gjitha vajzat është se duhet punuar fort për të arritur atë që doni dhe se pak nga pak do ta plotësojmë mozaikun, i cili do të jetë pamja më e bukur.
“Pavarësisht sfidave ne mendojmë se jemi në të drejtën dhe dëshirojmë të arrijmë kënaqësinë e Zotit. Punoni fort për të arritur atë që doni sepse mundi nuk do të ju humbet. Pak nga pak do ta plotësojmë mozaikun, i cili do të jetë pamja më e bukur” thotë Kosovare për portalin Familja Jonë.