Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shenjat blu ne lekure, cfare jane dhe si t’i largoni

Këto shenja shkaktojnë një pigmentim mbi vlerat normale në lëkurën e bebes dhe kanë një ngjyrë kryesisht gri në blu dhe në më të shumtën e rasteve shfaqen në zonën e kofshëve, në zonën fundore të shpinës por mund të shfaqen edhe në zonën e krahëve apo këmbëve. Mund të gjenden në lëkurë që në lindje por edhe mund të shfaqen menjëherë pas lindjes.

Si t’i interpretojmë këto shenja?

Ato nuk janë kancerogjene dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për fëmijën apo shëndetin e tij. Mjeku duhet të kryejë ekzaminimin e nevojshëm për të konfirmuar diagnozën. Këto shenja nuk kërkojnë një trajtim të veçantë pasi zakonisht zhduken vetë deri në moshën e adoleshencës.

Përse shkaktohen këto shenja në lëkurë?

Lëkura e fëmijës ka këto shenja blu në momentin që vërehet një hiperpigmentim (pigmentim më i madh se normalja), dhe nuk mund të bëni asgjë për ta ndaluar. Arsyet e vërteta të këtij hiperpigmentimi gjatë formimit të fetusit janë ende të panjohura. Disa hipoteza lidhen me marrjen e disa medikamenteve por edhe me rrezet X që nëna ka marrë gjatë shtatzanisë. Përgjegjëse për këto njolla është melanina (pigment), dhe zakonisht këto njolla i kanë fëmijët apo personat me një ngjyrë të errët të lëkurës. Nëse këto shenja do të shfaqen në lëkurë nuk do të ikin pas disa ditësh.

A janë të rrezikshme?

Ashtu siç e thamë edhe më sipër këto shenja nuk lajmërojnë ekzistencën e një problem të caktuar dhe i vetmi komplikacion mund të jetë shqetësimi psikologjik. Qëndroni të qetë pasi ky problem zgjidhet me kalimin e kohës.

Burimi: Per nenat.al

Youtube

Arkiva

Kategoritë