Gjatë emisionit të mbrëmshëm “Takim virtual me Shëndritin” Diola Dosti, që ishte mysafire në lidhje të drejtpërdrejtë në Facebook, foli edhe për ushqimet e shëndetshme që ndihmojnë kundër kolesterolit.
Sipas saj, uthulla e mollës, cajërat e ndryshëm, limoni me ujë të ngrohtë dhe sallata kanë efekte pozitive në këtë aspekt dhe ndikojnë për mirë te personat që kanë probleme me kolesterol.
“ Për kolesterol janë: uthulla e mollës, llojet e ndryshme të cajërave të cilët përgjithësisht kanë një efekt shumë të mirë në reduktim të kolesterolit, gjithashtu duhet të hiqet dorë nga produktet shtazore për të paktën një muaj. Këta persona duhet po ashtu të konsumojnë edhe limon me ujë të ngrohtë dhe sallatë (cdo ditë)”, thekson ajo për Familja jonë.
Dosti gjithashtu i rekomandon këta persona të merren edhe me ecje dhe një ditë të javës të konsumojnë vetëm ujë dhe mollë, asgjë tjetër. /familjajone