Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
BE: Pezullohen programet e vaksinimit

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn paralajmëroi në Twitter që Gjermania do të kalojë javë të vështira me mungesa të vaksinave kundër Covid-it, ndërkohë qeveria po bën përpjekje që të sigurojë dozat e nevojshme për muajt në vijim. Qeveria gjermane po merr në konsideratë organizimin e një samiti ndërmjet ministrave federal, liderëve rajonalë dhe kompanive farmaceutike në mënyrë që të përshpejtojë përpjekjet e tyre. 

Çështjen e prokurimit të vaksinave e përditshmja gjermane BILD e konsideron si një ‘skandal’. Ndërkohë,  Komiteti gjerman i Vaksinimit deklaroi gjatë ditës së sotme që vaksina AstraZeneca do ti injektohet vetëm individëve nën 65 vjeç. Kjo sepse nuk ka të dhëna të mjaftueshme për efektivitetin e saj në individët mbi këtë moshë.

Autoritetet në Spanjë kanë pezulluar injektimin e të gjitha dozave të para të vaksinave për së paku 2 javë për shkak të mungesave të tyre.

Para disa ditësh, kompania britanike AstraZeneka u shpreh që po haste probleme me prodhimin e vaksinave në degët e saj evropiane, gjë e cila donte të thonte që nuk mund të shlyente premtimet për Unionin. Por BE thotë që firma duhet që të plotësojë detyrimet e saj duke marrë nga sasitë që ajo ka në Britani.


Ndërkohë BE ka miratuar blerjen e 300 milion dozave të vaksinave nga Pfizer/BioNTech në dhjetor. Por kompania nuk ishte në gjendje që të siguronte 12.5 milion dozat e vaksinave të premtuara në fund të vitit 2020, për shkak të çështjeve në prodhim.

Disa vende kanë siguruar më shumë doza të vaksinave sesa vendet e tjera. Ndonëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë numrin më të madh të dozave të vaksinave në total, Britania, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë aktualisht sasinë më të madhe të vaksinave në përpjesëtim me numrin e popullsisë./Euronews.al/

Youtube

Arkiva

Kategoritë