Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Destinacionet që duhen shmangur gjatë shtatzënisë dhe disa këshilla

Kur të vendosni të udhëtoni, mundohuni të zgjidhni një destinacion të përshtatshëm. Klima e nxehtë mund të mos jetë një zgjedhje e mirë. Vendet me lartësi të mëdha mbi nivelin e detit mund t’ju krijojnë vështirësi në frymëmarrje për shkak të mungesës së oksigjenit. Kjo nuk ju bën mirë as juve dhe as foshnjës. Mendohuni mirë para se të vendosni dhe informohuni, nëse gjatë udhëtimit do t’ju duhet të ecni shumë apo të qëndroni në këmbë pjesën më të madhe të kohës. Kur jeni shtatzënë, e mira është të merrni parasysh të gjitha rreziqet e mundshme, nëse do të vizitoni vendet në zhvillim. Nëse udhëtoni në këto rajone, duhet të vaksinoheni, pasi përmes ushqimeve dhe ujit mund të transmetohen një sërë sëmundjesh. Nëse vendosni të vizitoni një vend të tillë, është mirë që para nisjes të konsultoheni me mjekun.

DISA KËSHILLA PËR UDHËTIMET
Për të shijuar në maksimum udhëtimet gjatë shtatzënisë, ndiqni këshillat e mëposhtme: 

vishni rroba dhe këpucë sa më të rehatshme; 

ndaloni më shpesh, shkoni në tualet dhe herë pas here zbrisni nga makina për të çmpirë gjymtyrët; 

merrni me vete ushqime të shëndetshme;

merrni me vete jastëkun tuaj të parapëlqyer; 

nëse do të udhëtoni jashtë shtetit ose në distanca të largëta, sigurohuni të merrni me vete gjithë çfarë ju duhet për një lindje të parakohshme; 

merrni masa sigurie.

Burimi: Living

Youtube

Arkiva

Kategoritë