Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se tre persona të panjohur janë futur me një sëpatë në dorë në një market dhe kanë plackitur një arkë të atij marketi.
Mësohet se tre të panjohurit kanë vjedhur një shumë parash prej 500 euro dhe një sasi të cigareve.
Rasti ka ndodhur në një market në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:40.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.