Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjashtë ide për të dekoruar këndin e përsosur të punës

Jemi të sigurt që zyrat pothuajse të gjithëve na mungojnë

Këto janë idetë se si ambientin shtëpiak mund ta rirregulloni që të duket si zyrë dhe ambient pune.

Besojmë që të gjithë do të ndiheni më mirë kur të bëni këndin për punë në shtëpinë tuaj, madje, sipas dëshirës suaj.

Shije minimale

Për të gjithë adhuruesit e detajeve të thjeshta, ngjyrave themelore dhe zbukurimit minimal, kjo zyrë shtëpiake është zgjedhja e duhur për ju. Për artistët dhe ata që i duan detajet. Për të gjithë ata të cilët i duan modën, stilizimin, dekorimin – zyra e këtillë është mu sipas kritereve tuaja.

Për nënat dhe vajzat

Në qoftë se vogëlushja juaj shkon në shkollë, studion apo tashmë është rritur dhe ka krijuar marrëdhënie pune, mund të bëni një zyrë të përbashkët.

Dhoma e punës

Disa prej nesh me siguri tashmë edhe e kanë një hapësirë të këtillë të cilën e ndajnë me bashkëshortin, mirëpo mund të fusni edhe pak nga stili juaj dhe ta rregulloni në mënyrën më të bukur.

Zyra e futur

Në ambientin ekzistues mund të shtoni një tavolinë të vogël dhe gjërat e nevojshme dhe të bëni zyrë “të futur”. Të gjithë ata që nuk kanë hapësirë të mjaftueshme, mund të bëjnë diçka të tillë. Ne jemi të sigurt që kjo ide është zgjedhja e duhur për ju.

Zyra në tarracë

Nëse keni tarracë të mbyllur, nëse ajo ngrohet gjatë stinës së dimrit dhe nëse keni dëshirë ta shndërroni në kënd tuajin të punës – kjo ide mund të jetë ideale për ju.

Youtube

Arkiva

Kategoritë