Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Si reagon organizmi juaj nëse e hani ushqimin shpejt

Ngrënia me shpejtësi është e gabuar dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale.

Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Japoni. Gjetjet e studimit u publikuan në revistën Scientific Sessions në vitin 2017.

Studimi  u përqendrua në marrëdhënien mes shpejtësisë së të ngrënit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe hemoragjisë cerebrale të përmbledhura në termin sindroma metabolike.

Shpejtësia në ushqyerje nxit pesë faktorë rreziku të sëmundjeve të lartpërmendura.

Faktorët rreziku janë: tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i triglicerideve, yndyrnave në gjak,  sheqernave, nivele të ulëta të kolesterolit të mirë dhe mbipesha.

Ushqyerja e shpejtë është gjithashtu shkaktare e ritmeve të larta e të frikshme të mbipeshës në të gjithë botën, thonë shkencëtarët, shkruan “AgroWeb”.

Sipas tyre, prevalenca e këtij spektri të gjërë sëmundjesh varion nga 10-84 përqind të popullsisë në botë.

Specifikat e Studimit Japonez

Kardiologu Takayuki Yamaji dhe kolegët e tij ekzaminuan 1,083 persona, 642 prej të cilëve ishin meshkuj.

Mosha mesatare e pjesëmarrësve në studim ishte 51 vjecc.

Në vitin 2008, që shënjon edhe nisjen e studimit, pjesëmarrësit nuk kishin asnjë shenjë të sindromës metabolike.

Pjesëmarrësit u ndanë në grupe sipas shpejtësisë së të ngrënit: ata që hanin ngadalë, me ritme normale dhe ata që hanin shpejt.

Ushqyerja e shpejtë dhe lidhja me sindromën metabolike

Gjatë pesë viteve të studimit, 84 njerëz u prekën nga sindroma metabolike.

Ushqyerja e shpejtë nxiste mbipeshën, rritjen e sheqerit në gjak, kolesterolit dhe masës dhjamore në trup.

Njerëzit që ushqeheshin shpejt ishin dyfish më të rrezikuar ndaj sindromës metabolike në krahasim me pjesëmarrësit që hanin normalisht.

Njerëzit që hanin me shpejtësi kishin 11.6 përqind gjasa që të prekeshin nga faktorët e rrezikut.

Njerëzit që hanin normalisht kishin 6.5 përqind gjasa të prekeshin nga këto faktorë.

Njerëzit që hanin ngadalë kishin vetëm 2.3 përqind shanse që të prekeshin nga sindroma metabolike.

Autorët e studimit u shprehën se ushqyerja e shpejtë shkakton mbipeshë dhe një prevalencë të lartë të sindromës metabolike.

Sipas tyre, ngrënia e ngadaltë është një faktor kycc në parandalimin e kësaj syndrome.

Studimi nënvizoi se ata që përtypen ngadalë ndihen më të ngopur dhe nuk e teprojnë me ushqimin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë