Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sonte në “Takim virtual me Shëndritin” psikologu klinik, Visar Sadiku

Emisioni “Takim virtual me Shëndritin”, në kuadër të produksionit Familja jonë, vazhdon edhe këtë javë të trajtojë tema me interes për publikun.

I ftuar do të jetë psikologu klinik, Visar Sadiku, ndërsa “Pasojat psikologjike nga COVID-19” do të jetë tema që do të trajtohet me të.

Ndërkohë, ata që kanë ndonjë pyetje për psikologun lidhur me këtë temë, mund ta bëjnë këtë duke iu drejtuar portalit Familja jonë në Facebook. /familjajone

Po ashtu, pyetjet mund të bëhen edhe gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, në hapësirën për komente.

Për të kuptuar më shumë lidhur me problemet psikologjike që ka shkaktuar pandemia, na ndiqni sonte më fillim nga ora 20:00, vetëm në Facebook të portalit Familja jonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë