Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
A është i shëndetshëm uji me gaz?

Uji me gaz mund të jetë një alternativë e mirë në vend të pijeve të gazuara, por a është i shëndetshëm? Ja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme të bëni studimet tuaja mbi llojin e ujit të gazuar që blini, shkruan “Living”.

Të gjithë e dimë rëndësinë e pirjes së mjaftueshme të ujit për të qëndruar të hidratuar – veçanërisht nëse keni një mënyrë jetese aktive, transmeton lajmi.net.

Për disa njerëz, sidoqoftë, pirja e ujit duket e mërzitshme kur ka kaq shumë pije të tjera për të zgjedhur. Uji me gaz është një alternativë e njohur dhe është më i shëndetshëm se pijet e tjera të gazuara  ose alkooli.

Edhe kështu, mund të pyesni veten: a është në të vërtetë i mirë uji me gaz për ju?

“Uji i gazuar mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për t’u hidratuar pa marrë një sheqer të panevojshëm”, thotë Gabrielle Tafur, një dietologe e nga  Orlando, Florida. Edhe kështu, shton ajo, është e rëndësishme të dini përbërësit për t’u siguruar që “nuk ka gjithashtu sheqer të shtuar dhe përbërës të tjerë,”

Së pari, jo të gjithë ujërat me flluska janë njësoj. Uji i gazuar zakonisht vjen në forma të ndryshme dhe mund të përmbajë ëmbëlsues alternativ për t’i dhënë atij një aromë të ëmbël, thotë Tafur.

Pra uji i gazuar është i shëndetshëm vetëm atëherë kur nuk ka përbërës të tjerë të cilët mund t’i lexoni në listën përkatëse në të gjitha shishet që blini. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë