62 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku nëntë nga këta pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Një pacient është në respirator dhe 44 të tjerë në oksigjeno-terapi.
Gjatë 24 orëve raportohet të jenë shëruar dy pacientë.
Në raportin njëditor bëhet e ditur po ashtu se 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe janë kryer katër lindje. /familjajone