Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar udhëzuesin për trajtim me plazmë konavalescente për pacientët me COVID-19.
Ky udhëzues u miratua dje, në funksion të trajtimit të personave të prekur me koronavirus.
Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e COVID -19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.
Për të mësuar më detajisht për përmbajtjen e udhëzuesit, e keni linkun më poshtë.