Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Faktorët që ndikojnë në fortësinë e eshtrave të fëmijët

Shpesh prindërit, kur mendojnë për shëndetin e fëmijës, e anashkalojnë pjesën e shëndetit të eshtrave. Në vend të kësaj, ata mendojnë për mënyrën se si rriten ata, problemet shëndetësore tjera që mund t’i kenë ose edhe rreth dietës së tyre.

Por, fortësia e eshtrave është dicka mjaft e rëndësishme në një shëndet të plotë te fëmijët, duke e parandaluar rrezikun që fëmija të ketë më shumë fraktura të këmbës ose dorës si shkak i pakujdesisë në momentin e duhur, shkruan Very Well Family.

Faktorët që prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi të vecantë gjatë këtij procesi të forcimit të eshtrave janë: aktiviteti fizik, marrja e sasisë së nevojshme të kalciumit nga ushqimet, orari i rregullt i ushqimit etj.

Të katër këta faktorë ndikojnë që eshtrat e fëmijës të jenë më të fortë dhe të qëndrueshëm ndaj lëndimeve eventuale që mund të marrin. /familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë