Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete në mes të fshatit Zllatar dhe Matiçan.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:56.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipë e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
“Është raportuar se në pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan në vendin e quajtur ‘Kërpë’ është gjetur trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.