Një hetim i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për sa i përket origjinës së COVID-19 po fillon sot me takime virtuale midis një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë dhe nikoqirëve të tyre kinezë në qytetin e Wuhan.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019 dhe hetuesit arritën të enjten pas disa muajsh negociata midis OBSH-së dhe Pekinit.
Zoologu Peter Daszak shkroi në Twitter të premten se ai kishte mbërritur në Wuhan, ku hetuesit do të fillonin takimet virtuale derisa ishin në karantinë.
Në ditët e para të shpërthimit, thuhej se virusi buroi nga i ashtuquajturi “treg i lagësht” në Wuhan, dhe u sugjerua prej atyre virusi kaloi nga kafshët tek njerëzit.
Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë spekuluar, përfshirë dhe thashethemet se virusi doli nga një laborator.
SHBA-ja e cila ka akuzuar Kinën për të fshehur shkallën e saj fillestare të infeksionit, pati bërë thirrje për një hetim “transparent”.