Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zgjatet orari i lëvizjes për qytetarët, për gastronominë dhe qendrat tregtare

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCovid.

Në vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës thuhet se te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”, dhe se nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, në këto zona lejohet të punojnë fitneset dhe pishinat e mbyllura, duke shfrytëzuar deri 40 përqind të kapaciteteve.

Po ashtu, edhe në komunat me rrezik të mesëm operatorët ekonomik, sektori i gastromonisë dhe qendrat tregtare,  lejohen të punojnë deri në ora 22:00.

Për komunat me rrezik të lartë, vazhdon kufizimi i lëvizjes, ku pas orës 21:30 ndalohet lëvizja e qytetarëve përveç në raste emergjente, kurse operatorët ekonomik, sektori i gastromonisë dhe qendrat tregtare, lejohen të punojnë deri në ora 21:00.

Vendimi ka hyrë në fuqi ditën e sotme. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë