Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ajo është vërtet një mrekulli: Vajza e vogël jeton me zemrën jashtë koshit të kraharorit

Ajo është vërtet një mrekulli: Vajza e vogël jeton me zemrën jashtë koshit të kraharorit

Virsaviya Borun-Goncharova (11) është lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik, i cili prek një bebe në një milionë sosh.

Edhe pse prognozat kanë qenë se nuk do të mbijetojë, ajo sot është një vajzë e lumtur.

Virsaviya (11) është lindur në Rusi me zemrën e cila është zhvilluar jashtë koshit të kraharorit, shkruan Metro, përcjell Telegrafi.

Nënës së saj mjekët i kanë thënë që me siguri do të vdesë gjatë shtatzënisë apo gjatë lindjes. Mirëpo, ajo ka mbijetuar dhe sot është një vajzë e lumtur, e cila dëshiron të këndojë, të vallëzojë dhe të lozë me miqtë.

Për shkak të sëmundjes së saj, familja është shpërngulur në SHBA.

– Ajo vërtet është mrekulli dhe e dua ashtu siç është. Është absolutisht e veçantë. Vëllai i saj, Ervin, dëshiron t’i afrohet zemrës së saj dhe ta prekë. Mendon që zemra e saj është e magjishme dhe e bukur – ka thënë Dari, e ëma e Virsaiviynit.

Vajza vuan nga një sëmundje e lindur jashtëzakonisht e rrallë. Duhet patjetër të kujdeset që të mos lëndojë gjoksin, sepse atëherë do të ishte një situatë shumë serioze.

Për të mbrojtur zemrën dhe për të penguar çfarëdo lëndimi, zakonisht bart mbrojtëse gjoksi.

Gjatë këtyre viteve, Virsaviya ka kaluar shumë kohë në spital, mirëpo ndonjëherë i nevojitet oksigjen në mënyrë që të mos bjerë tepër ulët.

– Nuk është e lehtë për të që të jetojë me zemrën jashtë trupit, sepse është shumë e ekspozuar dhe e brishtë. Ndonjëherë na shkakton ankth, por ne nuk lejojmë ta pengojë atë në asgjë – thotë nëna e saj.

– Ndonjëherë është vështirë kur niveli i oksigjenit është i ulët dhe ndjej marramendje. Por më pëlqen të qëndroj aktive, të këndoj e kërcej me miqtë e mi. Zemra ime është ndryshe, por kjo më bën plotësisht unike dhe e dua atë – përfundoi Virsaviya.

Youtube

Arkiva

Kategoritë