Boga tash e sa ditë ka mungesë të energjisë elektrike. Ndonëse është njëri ndër vendet më të vizituara gjatë dimrit, problemet me furnizim të energjisë elektrike nuk janë një problem i ri për bizneset atje.
E njëri nga pronarët e bizneseve atje ka reaguar ndaj këtij fenomeni. Bëhet fjalë për Skënder Thacin, pronar i Hotel “Magra Austria” në Bogë, si dhe nënkryetar i Odës së Hotelerisë së Turizmit të Kosovës.
“E thatë, e dogjët, e ngritë, e varrosët të gjallë Bogen ju KEDS! Boga ka tri javë pa drita! E morët vesh o shtet? O gazetarë? O media që mbushni portalet me telenovela? Boga destinacioni më i bukur dimëror i Kosoves, qyshse ra bora e parë, i ndërpreu lidhjet me civilizimin dhe po jeton nën pushtetin e akullit, pa drita . Çdo vit e njëjta histori; vjen bora ikin dritat, si armiq të përjetshëm, që s’duan t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit. Sa kohë u dashka të rregullohet një defekt teknik? Të ndërrohet një transformator? Të shtrohen ca metra kabllo? Sa energji duhet për të ndriçuar Bogen Rugoven? Me siguri jo më shumë se sheshi për festa. Po pse pra, pse lihet një krahinë e tërë në terr? Pse e urreni kaq shumë Bogen Rugoven përlen e Kosovës?Jemi bere molle per kusuritje nga injorantet dhe birokratet politik te cilet as qe dine çka deshirojne! Ne jemi HERONJET e se ardhmes….! Kosova ka nevoj per neve dhe te tjeret, qe te ardhmen individuale e familjare ja falem kesaj toke per te krijuar dhe hapur nje horizont te Ri per gjeneratat qe vine!”, reagoi ai, shkruan Familja jonë.
Pasojat e mosfurnizimit me energji elektrike në Bogë po i vuajnë edhe shumë biznese të tjera atje. /familjajone