Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sulmohet anesteziologu  në Klinikën Infektive në QKUK

Një anesteziolog dhe një infermiere janë sulmuar mbrëmë në Klinikën Infektive nga familjarët e një pacienti.

Anesteziologu V.K. ishte thirrur për t’i ndihmuar kolegët e tij në një rast të rëndë, por sapo kishte arritur në dhomën e pacientit ishte goditur me boks në fytyrë nga familjarët, shkruan Gazeta Shneta.

Edhe pas kësaj goditje që kishte marrë , anesteziologu nuk e kishte lënë pacientin duke e reanimuar atë për një orë rresht.

Dhunë ka përjetuar edhe infermierja A.I. e cila ishte kap për fyti dhe ishte kërcënuar se do ta hidhnin nga dritjarja.

Për këtë ngjarje ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar përmes një deklarate ku është dënuar akti dhe është kërkuar nga organet e drejtësisë që të merren me rastin.

Reagimi i SHSKUK-së:

ShSKUK dënon dhunën ndaj mjekut dhe infermieres

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton se të premten,  në vendin e tyre  të punës janë sulmuar, mjeku V.K dhe infermieria A.I, derisa po ofronin shërbime shëndetësore për pacientët në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

SHSKUK dënon aktin qyqar të sulmin ndaj mjekut dhe infermieres  në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës shëndetësore.

Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj punëtorëve shëndetësorë  në detyrë në institucionet shëndetësore, janë të pa pranueshme, të dënueshme  dhe të dëmshme, ato e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut dhe infermierit,  por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës.

SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe ndaj sulmuesit të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë