COVID-19, përvec efekteve të mëdha në organet e frymëmarrjes, ka ndikim edhe në zonat e tjera trupore. Sipas ekspertit të seksologjisë, Hajrullah Fejza, virusi po ndikon edhe në jetën seksuale ndonëse nuk ka studime të mirëfillta lidhur me këtë cështje.
Në një intervistë për Lajmi.net, Fejza shpjegon se në ordinancën e tij shkojnë persona që kanë problem të tilla, shkruan Literal media
“Duke qenë se është sëmundje që prek shumë sisteme në organizëm, COVID-19 pashmangshëm ndikon edhe në jetën seksuale të njeriut.Edhe në ordinancën time në Prishtinë kohëve të fundit kemi pasur një numër të rasteve të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, te të cilët kanë filluar të manifestohen problem të funksionimit seksual”, theksoi ai.
Crregullimet kryesore, sipas Fejzes, janë interesi i ulët seksual nga të dyja gjinitë dhe crregullime të ereksionit te burrat dhe të lëngëzimit te gratë.
Mëgjithatë ende nuk janë bërë studime të mirëfillta lidhur me këtë cështje, prandaj Fejza u shpreh se do të bëhen analiza më të detajuara për ta parë këtë lidhshmëri në mes të të infektuarit me COVID-19 dhe shëndetit seksual. /familjajone