Gjatë ndërrimit të motmoteve, saktësisht në orën 00:01, ka lindur një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë.
Bëhet fjalë për një vajzë, nëna e së cilës është nga komuna e Ferizajt.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës si drejtor i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.