Një rast kanosjeje është raportuar gjatë ditës së djeshme në komunën e Ferizajt.
Një grua ka lajmëruar Policinë e Kosovës se është sulmuar me thikë nga nipi i saj i cili dyshohet se është me të meta mendore.
Ferizaj 29.12.2020, 15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur me një mjet te mprehtë (thikë) nga nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar dyshohet më të meta mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.