Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Deputetja Ariana Musliu-Shoshi infektohet me COVID-19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi, ka dalë pozitiv në testin e bërë për COVID-19.

Përmes një njoftimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se do të vetizolohet dhe të gjitha obligimet e saj si deputete do t’i kryejë online.

“Të dashur miq,

Pas shfaqjes së disa simptomave, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe unë. Nga dita e sotme jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do t’i kryej të gjitha detyrat e mundshme si deputete përmes emailit dhe telefonit. Por, parasegjithash ju lutemi që të keni kujdes të shtuar për vete, familjen tuaj dhe rrethin më te gjerë duke e ruajtur distancën sociale, duke e mbajtur maksën dhe duke kushtuar rëndësi higjienës personale.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

Ariana” – shkroi ajo në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë