Përvec shumë surpizave që pritet të sjellë “Familja jonë” për shikuesit më të rritur gjatë këtij fundviti, rëndësi e vecantë do t’u kushtohet edhe fëmijëve.
Erida dhe Blini, së bashku me mamin e tyre, Ermirën, do të jenë nikoqirë të shumë mysafirëve të vegjël të cilët pritet t’i japin shumë gjallëri emisionit.
Këngët dhe lojërat e ndryshme janë vetëm disa nga aktivitetet që do të zhvillohen gjatë këtij emisioni special.
E tëra cfarë duhet të bëjnë shikuesit e vegjël është që ta presin para televizorit emisionin e preferuar të tyre dhe të kënaqen së shikuari atë. /familjajone