Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë lajmin e mirë për policing Fadil Allaraj, i cili u plagos gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë për vdekjen e Klodian Rashës.
Efektivi i policisë ka udhëtuar drejt Turqisë për një ndërhyrje të specializuar në sy dhe, në bazë të asaj që thotë Rama, polici e ka kaluar operacionin me sukses.
“Jam falenderues për mjekët që kanë trajtuar policinë pas plagosjes në protestë. Rrezikoi të humbe masën e syrit. Pas operacionit të parë për masën e syrit dhe stabilizimin e saj kërkuam që të shkonte në Turqi. Një transplant të korneas të syrit. Ka dalë me sukses. Patjetër i takon një falenderimi veçantë . Edhe për ambasadorin që ishte i gatshëm për të transportuar në kohë rekord. Padyshim që është një aryes për tu gëzuar sot. Gjendja e djalit ishte jo e lehtë dhe operacion i dytë nuk ishte diçka e garantuar dhe u desh të shkonte atje dhe mesa duket ka dalë me sukses”, u shpreh Rama./TCH/