Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, nuk ka arritur t’i mbijetojë koronavirusit.
Ai ka vdekur në moshën 59-vjecare në një spital në Turqi, ku po trajtohej për koronavirus, transmeton Ora News.
Bello ishte deputet i Republikës së Shqipërisë që prej vitit 2001 deri më 2013.
Postet që mbajti ai ishin ministër i Integrimit Evropian dhe ministër Shteti për Koordinim Qeveritar.