Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryeministri Hoti takon përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve – i njofton për pakon mbështetëse

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve, me c’rast u shpjegoi për pakon e re mbështetëse për këto biznese.

Hoti ndër të tjera tregoi se pakoja e re mbështetëse do të ketë vlerë prej 200-220 milionë euro për tremujorin e parë të vitit 2021, si dhe do të zbritet TVSH-ja nga 18 në 8 për qind.

“Sot takova përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve dhe të Rrjetit të Shitësve me Pakicë, të cilët i sigurova për përkushtimin e Qeverisë në vazhdimin e mbështetjes dhe thellimin e bashkëpunimit përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe të bizneseve.

Po ashtu, i njoftova se pakoja e re mbështetëse do të jetë në vlerë prej 200-220 milion euro, për tre mujorin e parë të vitit 2021, ku midis tjerash përfshihet edhe zbritja e TVSH-së nga 18% në 8 % për këtë vit, masa këto të parapara me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike“, shkroi Hoti në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë