Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur që personat e infektuar me COVID-19 e që nuk i kanë kushtet e mira financiare, janë të liruar nga pagesat në institucionet shëndetësore.
“Situata me pandeminë ka ndikuar dukshëm edhe tek ekonomitë familjare dhe me këto pagesa, nuk mund t’ua rëndojmë më tepër këtë barrë”, ka shkruar Kastrati në rrjetin social Facebook.